Rezoluta, Bumci: Opozita te vije ne kuvend
09/03/2010 15:05
Deputetet e opozites, nuk moren pjese sot ne mbledhjen e Komisionit te Integrimit, te cilen edhe duhet ta drejtojne.
Pas mbledhjes, ku do te diskutohej rezoluta per liberalizimin e vizave, qe do te votohet te enjten ne kuvend, demokratet i bene thirrje socialisteve qe te marrin pjese ne seance plenare dhe te votojne pro saj.
“Komisioni i Integrimit mori ne shqyrtim rezoluten qe do te miratohet diten e enjte. Ne prisnim qe deputetet te vinin ne komision dhe te beheshin pjese e kesaj rezolute. Kjo nuk eshte ceshtje politike, por jetike per te gjithe shqiptaret”, u shpreh deputeti demokrat, Aldo Bumci.
Top Channel