Mira Danaj, aktivistja e ceshtjeve civile

09/03/2010 19:05

Epoka e ndryshimit te Ermira Danajt nisi ne Zvicer. Atje ajo perfundoi studimet ne dhe pas kthimit ne atdhe asgje nuk do te ishte njesoj si me pare, as miqesite, as angazhimet, dhe madje as gjendja e saj civile.

Nje nga femrat me te angazhuara ne shoqerine civile dhe ne boten akademike, Mira i ndan ditet e saj nepermjet nje ekonomizimi shume te forte mes librave, studenteve, peticioneve dhe projekteve te saj. Mirepo pa shoqerine, askush nuk do te ishte sadopak i qete dhe kur jane mikeshat ato qe flasin per ty, emocionet nuk jane te vogla.

“E njoha para 7-8 vitesh ne nje trajnim te perbashket qe benim per ceshtjet gjinore. Pershtypja e pare ishte shume ngjashme me ate te sotmen. Floket i mban njesoj, vazhdon e cuditshme, nuk ka ndryshuar shume. Ne pergjithesi te tjeret e zhgenjejne Miren”, thote shoqja e saj.

Per te qendruar koherente ndaj personit te saj, Mira Danaj eshte nene nderkohe qe edhe babain e vajzes se saj, ajo vazhdon ta quaje shokun e saj. Vajza e studiuesit Koco Danaj, i ka provuar pothuajse te gjitha qofte edhe perfshirjen ne politike, e ndoshta tani eshte ndare prej partive por jo prej politikes apo politikeberjes.

Nje grua feministe por jo nje fanse e madhe e 8 Marsit, qe preferon urimet per daten 7. Dhe qe ne diten e gruas pelqen te kujtoje problemet e femres ne shoqeri se sa drekat e zakonshme me arome mimozash.

FOTO GALERI
2/3

Top Channel