“Kutite”, debati zbret ne Komisionin e Ligjeve

09/03/2010 15:00

Diskutimi i projektligjeve te opozites per hetimin e zgjedhjeve, ne Komisionin e Ligjeve, po shkon drejt pikes se ngecjes, ashtu si edhe marreveshjet politike. (UPDATE)

Dy partite vijojne te jene te ndara ne menyren e hetimit te zgjedhjeve. Ne diten e dyte te punimeve  u paraqiten raportet e dy relatoreve per ndryshimet qe opozita ka paraqitur, ne mundesite ligjore qe ka nje komision i kuvendit te hetoje.

“Projektligji sanksionon te domosdoshme hetimin efektiv te plote dhe te pakushtezuar te zgjedhjeve te pergjithshme dhe vendore, duke e kthyer kete praktike ne nje standard ligjor te gjithepranuar. Projektligji institucionalizon te drejten e pakices parlamentare per te kerkuar e zhvilluar hetimin e zgjedhjeve ne menyre te pavarur nga vullneti i mazhorances”, u shpreh deputeti socialist, Sajmir Tahiri.

Ndersa deputeti demokrat Viktor Gumi u shpreh se nuk mund te konsiderohet ne perputhje me parimet kushtetuese, nje hetim qe nuk i perket legjislativit dhe qellimeve te tij.

“Komisioni parlamentar ngrihet kur ekziston ne fakt ceshtja e vecante dhe jo te zbulohet ose te gjendet nje e tille ne te ardhmen. Vendimet e KQZ-se jane te ankimueshme ne Kolegj, i cili ne fund jep vendimin e formes se prere”, u shpreh Gumi.

Finalja e madhe do te jete parlamenti per te pare nese do te vendoset te hapen ose jo kutite e votimit nga nje komision hetimor.

Top Channel