Ne burg per vrasjen e nenes

08/03/2010 21:15

“Nena erdhi me takoi 17 vjece, por une nuk i perkisja asaj, sepse ajo ishte e martuar dhe une nuk doja t’i shkaterroja jeten”.

Anila Angjo ndodhet tashme ne paraburgim dhe pret te dale ne gjyq, e akuzuar per vrasjen e nenes se saj biresuese, 65 vjecares Shpresa Angjo, ngjarje qe tronditi Pogradecin ne fillim te ketij viti.

E ndodhur ne gjendje psikologjike jo normale, vajza vazhdon te mos shfaqe pendese. “Nuk eshte pendimi. Une desha te ishte gjalle, e mbajta ne krahe qe te ishte gjalle”, thote ajo.

Rrefimi i saj tregon hapur per problemet e shendetit mendor dhe psikologet thone se ajo vuan nga crregullimet deluzore, apo thene ndryshe deluzioni i persekutimit, frika se njerezit duan t’i bejne keq.

“I benin presione nga shume gjera, nga shume njerez te jashtem, qe te dilte nga shtepia”, shprehet Anila Angjo.

Menjehere pas ngjarjes, te afermit treguan se vajza ishte e agresive dhe shpesh here krijonte situata te dhunshme ne familje.

Por ajo nuk eshte kuruar kurre per crregullimet psikike qe i kishte shfaqur kohet e fundit, gje e cila mund te kishte shmangur ngjarjen tragjike.

Ne paraburgim ajo po trajtohet nga psikologet per t’u bere e ndergjegjshme per krimin e rende qe ka kryer.

E paraburgosura ishte e pranishme ne festen e gruas dhe te nenes, gjate te ciles gra te arrestuara u takuan me femijet e tyre dhe festuan ne aktivitetin e organizuar nga autoritetet e paraburgimit 313 ne Tirane.

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta