Kryetari i Komisionit te Lirive Civile, Drejtesise dhe Ceshtjeve te Brendshme ne Parlamentin Europian, Huan Fernando Lopez Aguilar, ka kerkuar pershpejtimin e procesit te liberalizimit te vizave, per shtetet ballkanike.
Ne nje leter drejtuar komisioneres e cila drejton procesin ne Komisionin Europian, Sesilia Maelstrom, Aguilar rikujton se, ne prill te ketij viti, ishte parashikuar qe te lexohej ne Parlamentin Europian progres-raporti per vendet ballkanike.
Por kerkesa ende nuk eshte bere duke e vene ne diskutim marrjen e nje vendimi nga parlamenti brenda qershorit, kur eshte edhe mbyllja e sesionit te veres per Parlamentin Europian.
“Cdo vonese, sidomos ndermjet publikimit te raportit vleresues dhe propozimit legjislativ pas muajit prill, zvogelon mundesite e parlamentit per ta perfunduar proceduren legjislative perpara nderprerjes se punimeve per sezonin e veres. Besoj me force se perfshirja juaj personale mund te beje ndryshimin dhe t’i lejoje parlamentit e keshillit te permbushin premtimin e deklarates se nentorit, ku thuhej shprehimisht se “propozimi ne fjale do te trajtohet si ceshje urgjente”, shkruan nder te tjera Aguilar ne letren e tij drejtuar komisioneres Sesilia Maelstrom.
Vetem dy dite me pare ministrat e Brendshem te Ballkanit i kerkuan Komisionit Europian pershpjetimin e procesit per liberalizimin e vizave per Bosnje Hercegovinen dhe Shqiperine. Letra e Aguilarit drejtuar komisioneres Malstrom u publikua paraditen e se dieles nga ministria e Brendshme shqiptare.
Top Channel