Puna ne te zeze shfaqet ne shifra shqetesuese, jo vetem per sektorin e ndertimit dhe sherbimeve turistike sezonale ne Sarande, por edhe nga institucionet shteterore.
Lajmi pohohet nga drejtori i Zyres se Punesimit, Petraq Bereti. Sipas tij, nga sondazhet e kryera edhe nga inspektorati shteteror i punes, ka rezultuar se nje varg subjektesh shteterore neglizhojne deklarimin e te punesuarve prej tyre, edhe pas kerkesave te perseritura nga zyra e punesimit.
Behet fjale per disa komuna e bashki ne nenprefekture, qe nuk deklarojne fuqine punetore te punesuar, duke lene ne hije detyrimin per lidhjen e kontratave te punes. Kete shqetesim, Bereti e ka bere prezent disa dite me pare edhe te nenprefekti i Sarandes, Gjergji Mano, i cili e ka percjelle me vemendje shqetesimin e prezantuar ne kete fushe.
Nenprefekti Mano tha se brenda dhjeteditorit te pare te marsit problematika ne zbatimin e ligjit te punesimit, se pari nga subjektet shteterore, do te behet objekt i nje tryeze ballafaquese me pjesemarrjen e Drejtorise se Tatim-Taksave, te Sigurimeve Shoqerore dhe asaj te Punesimit. Mano vleresoi se luftimi i informalitetit dhe punes se zeze ne subjektet buxhetore i sherben edhe marrjes se nje panorame te sakte edhe per shkallen e papunesise. Tho.Ni.
Top Channel