Propozimi, master edhe per profesionalet

07/03/2010 08:00

Qe nje pjese e pikave te ligjit te arsimit te larte do te pesoje ndryshime tashme eshte konfirmuar nga me shume se tre kompetente.

Por koha se kur do te dergohen prane Keshillit te Ministrave per miratim keto propozime, ende nuk dihet. Kjo pasi propozimet ende nuk jane “pjekur” sic duhet brenda per brenda sektorit te arsimit. Pjesa me e madhe e propozimeve tashme jane mbyllur si nga universitetet, ashtu edhe nga Ministria e Arsimit. Tashme mbetet per te ballafaquar faktet, per te kembyer mendimet e per te rene dakord per me te miren e mundshme.

Per te kryer seleksionimin dhe per te vezhguar me detaje saktesine e propozimeve, eshte ngritur nje grup pune me specialiste nga dikastere te ndryshme te perfshira ne “sferen” e arsimit. Konkretisht deri ne kete faze para perfundimtare ne njerin nga propozimet kerkohet qe edhe shkollat me karakter profesional te mund te kene mundesi te japin kualifikimin e masterit. Po ashtu, nje nga propozimet qe do t’i dergohen per miratim qeverise eshte per ciklin e pare te studimit, i cili te jete te pakten tre vjet dhe me 180 kredite. Kjo ne menyre qe te krijohet mundesia per te pasur diploma katervjecare.

Ne ligj duhet te shprehet, sikurse eshte ne te gjitha legjislacionet e tjera, qe cikli i pare i studimeve, niveli Bachelor, te jete te pakten tre vjet. Universitetet, duke e bere punen e tyre ne perputhje me kerkesat qe ka tregu, mund ta ndryshojne kohezgjatjen e ciklit te pare: nga tre mund te behet ndonje specialitet ne tre e gjysme, por mund te behet edhe kater, sipas propozimeve qe kane universitetet ne perputhje me ligjin.

Ne menyre qe  pas kesaj, tregu te filloje te terheqe nga kanalet e shkollimit pjesen qe ai do dhe mbetet ne sistemin shkollor ajo pjese qe ka nevoje te vazhdoje mesimin.

Pjesa qe do te mbetet pasi iken dhe absorbon tregu ata te ciklit te pare, qe mund te jete diku tre, diku tre e gjysme apo kater, do te vazhdoje studimet e nivelit te dyte dhe masterat e caktuar profesionale apo kerkimore ne idene qe piramida te vazhdoje.

Aktualisht kemi ne sistemin e shkollimit master te nivelit te dyte, i cili ka marre ndryshe nga cdo vend tjeter atributet e te quajturit doktorature, atributet per te ezauruar pjesen teorike te doktoratures. Pavaresisht nga motivet qe ka vajtur studenti ne master te nivelit te dyte, i konsiderohet sikur ka mbaruar pjesen teorike te doktoratures.

Kjo sipas universiteteve nuk eshte e drejte dhe deformon sistemin per ciklet e dyta dhe te treta te studimeve. Prandaj edhe ne kete pjese do te kemi propozime per ndryshim.

Permiresimet qe do t’i behen ligjit te arsimit te larte, duke harmonizuar interesat e aktoreve pas aplikimit, zbatimit te ligjit, pritet te konsolidojne me mire sistemin arsimor ne perputhje me sistemin e Bolonjes. Pas ciklit te dyte te studimeve, ajo qe eshte e rendesishme jane shkollat e doktoratures.

Sakaq, per te vendosur per te gjitha pikat dhe te gjitha amendimet qe do t’i propozohen Keshillit te Ministrave per miratim, do te pergjigjet, si dhe do te mbaje pergjegjesi komisioni i ngritur enkas per studimin e kesaj ceshtjeje kaq te perfolur ne qarkun e arsimit.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA