Obot, rritet serish niveli i ujit

07/03/2010 08:40

Rendohet situata e permbytjeve ne fshatin Obot. Reshjet e bores qe perfshine Qarkun e Shkodres mengjesin e djeshem e kane veshtiresuar situaten.

Dje ka pasur nje rritje te lehte te nivelit te ujit, nderkohe qe rruga e fshatit vazhdon te jete e pakalueshme. Problematike mbeten edhe fshatrat Cast dhe Luarez ne Velipoje, ku carja e argjinaturave qysh me permbytjet e para ka bere qe ne keto fshatra niveli i ujit te arrije deri ne 70 cm.

Nderkaq, banoret e fshatrave te Komunes Bushat, Trush i Poshtem dhe Mali i Jushit, jane shperngulur nga banesat e tyre, pasi niveli i ujit ne banesa ka arritur ne lartesine 50 cm. Prezence uji ka pasur edhe ne fshatrat Shirq dhe Darragjat ne Komunen Dajc.

Te gjithe fshatrat qe ndodhen buze lumit Bune, i cili furnizohet nga prurjet e lumit Drin, jane perfshire nga permbytja. Problemi i argjinaturave, ku mbi 70% e tyre jane ne nje gjendje si para 30 vitesh pa u bere asnje investim, ka bere qe prurjet e shumta te ujit ta kene me te lehte te pershkojne zonen e Nenshkodres.

Ne fakt, prurjet e Bunes kane hyre ne zonen e Nenshkodres vetem nga kater pika argjinaturash: Shirgj, Darragjat, Cast dhe Pentar. Ne keto zona argjinaturat kane qene te demtuara dhe sipas banoreve te ketyre zonave, nese argjinaturat do te kishin qene te mirembajtura ose mbi to do te ishin bere investime, permasat e permbytjes do te kishin qene fare te vogla. Nga ana tjeter, banoret e zonave te permbytura serish ngrene zerin per nisjen e verifikimeve te dyta te demeve. Sipas tyre, sapo uji te largohet, duhet te zbresin serish ne terren grupet e verifikimit.

Mark Nikolli, nje nga banoret e Malit te Jushit, duke folur per gazeten shprehet: “Pas permbytjes se pare bera te gjitha riparimet ne shtepi: suvatime, lyrje dhe mobilim. Tani qe erdhi permbytja e dyte, uji ma shkaterroi serish shtepine. Kush duhet te ma paguaje demin? A nuk eshte ky dem? Ndaj themi se serish qeveria duhet te na e verifikoje demin. Gjithashtu duhet te kete kontakte me banoret per me shume ndihma, si per bagetite, ashtu edhe per njerezit. Shohim se kete permbytjen e dyte sikur e kane marre shume lehte. Personalisht, si heren e pare, ashtu edhe te dyten, kam pasur mbi 1 meter uje brenda ne shtepi. Per mua demi ka qene njelloj, keshtu qe kerkoj te trajtohem si heren e pare”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA