Kartelat e mbi 1 mije minatoreve qe kane probleme me aparatin e frymemarrjes gjenden ne dhomen ku vizitohen te semuret profesionale.
Doktor Skender Skenderaj tregon se shume prej ketyre minatoreve preken nga semundjet respiratore pak kohe pasi nisin pune, ndaj duhet te kete rishikim te statusit te tyre. “Minatoret ne pergjithesi jane te predispozuar per t’u ekspozuar ndaj faktoreve demtues sic jane pluhurat. Pacientet tane kane nje shkurtesi te jetegjatesise”, thekson ai.
Protestat e minatoreve dhe kerkesat e tyre shpesh perfundojne pa rezultate konkrete. Por shendeti i tyre mbetet gjithnje e me shume i ekspozuar ndaj semundjeve profesionale.
“Nuk mund te them per kufirin e moshes. Duhet te rishikohet gjithe sherbmi shendetesor’, shton doktor Skenderaj. Profesori tregon se pas shkrirjes se pavionit ku trajtoheshin te semuret profesionale, minatore por edhe te tjere paciente trajtohen ne menyre ambulatore, cka rrit koston qe rendon serisht mbi xhepin e tyre.
Top Channel