Lushnje, rreshqitja e tokes rrezikon varrezat

07/03/2010 08:45

Rreshqitja masive e tokes rrezikon demtimin e varrezave te fshatit Kashtebardhe te Komunes Karbunare e Vogel ne Rrethin e Lushnjes.

Banore te ketij fshati i jane drejtuar komunes dhe nenprefektures se Lushnjes per ndihme, por ende nuk kane marre pergjigje pozitive. Ata tregojne se te banesat e tyre po dallohen shenjat e para te demeve nga rreshqitje, nderkohe qe muri rrethues i varrezave eshte zhvendosur dhe pothuajse ka rene.

“Rreth 20 banesa ne fshat jane demtuar. Por me shqetesuese jane varrezat. Muri rrethues eshte shembur dhe ne disa pjese te tij eshte rrezuar. Ka rreth 10 dite qe muri ka thelluar demtimet qe kane prekur edhe varret”, ka thene nje nga banoret e fshatit. Demtimet konfirmohen edhe nga kryeplaku Met Qerreti. Ai ka thene se se bashku me nje pjese te banoreve i eshte drejtuar komunes per te nderhyre, por kjo e fundit ne mungese te fondeve nuk ka mundur te nderhyje. Pas komunes, keshilli i fshatit i eshte drejtuar nenprefektures se Lushnjes, por dhe andej nuk eshte marre pergjigje pozitive.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA