Partia Socialiste eshte e bindur se me 28 qershor ka pasur manipulim me leternjoftimet dhe sipas socialisteve manipulimi ka qene ne permasa te atilla sa ka ndikuar ne rezultat.
Dy dite pasi deputeti Artan Gaci foli per 70 mije leternjoftime te falsifikuara, deputeti Taulant Balla e con me tej kete argument, duke akuzuar direkt kryeministrin per vjedhje.
“Deklaroj me pergjegjesi te plote ligjore, politike dhe morale se nuk kam asnje lidhje me prodhimin e atyre kartave. Po me te njejten pergjegjesi, i kerkoj Sali Berishes te sqaroje lidhjen e tij me 70 mije numra identiteti te falsifikuar, duke pranuar hapjen e kutive te 28 qershorit. Tashme çeshtja e manipulimit te zgjedhjeve nuk eshte me vetem dhe thjesht nje çeshtje e sistemit elektoral. Tashme, per te gjithe shqiptaret eshte e qarte se grabitja e votave nga Sali Berisha, eshte kthyer ne nje sistem te konsoliduar hajduterie, qe ka vene ne rrezik jo vetem demokracine ne vend, por ka veshtiresuar jeten e perditshme te çdo shqiptari”, tha deputeti socialist Taulant Balla.
Qe kur akuza per falsifikim te leternjoftimeve u be ne seancen e fundit te Kuvendit nga Gramoz Ruci, si kryeministri edhe ministri i Puneve te Brendshme Lulzim Basha folen per perpjekje te socialisteve per te njollosur sigurine e tere sistemit dhe per te penguar keshtu liberalizimin e vizave per shqiptaret. Te dielen akuzave te deputetit Taulant Balla iu pergjigj drejtperdrejt deputeti Aldo Bumci.
“Sa poshte ka rene aksioni politik i Edi Rames qe perpiqet kunder liberalizimit te vizave per shqiptaret”, deklaroi deputeti PD-se Aldo Bumci.
Siguria e dokumentave te indentitetit eshe nje nga kushtet kyc per liberalimzin e vizave me vendet e Bashkimit Europian qe bejne pjese ne hapesiren shengen.
Top Channel