7-8 marsi, Topalli hap dyert e Kuvendit

07/03/2010 16:10

Me rastin e festave te 7-8 marsit, kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli ka hapur dyert e institucionit qe ajo drejton per mesuese, shkrimtare, artiste, biznesmene, nena dhe gra nga Tirana, por edhe nga qytete te tjera te Shqiperise.

Per disa ore, sallat ku zakonisht mbushen me debate dhe fjalime politike, u mbushen me muzike dhe nje atmosfere festive.

Sipas njoftimit zyrtar te Kuvendit, ne bisedat me te ftuarat, Kryetarja Jozefina Topalli ndau gezimin, por edhe shqetesimet e perditshme.

Njoftimi zyrtar i Kuvendit te Shqiperise thote se zonja Topalli i inkurajoi te ftuarat e saj per t’i shnderruar historite e tyre ne histori suksesi.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA