Rikthehen reshjet e debores

06/03/2010 20:00

Debora e rene gjate nates ka sjelle serish probleme ne verilindje te vendit. Ne Diber i gjithe qarku eshte i perfshire nga bora, trashesia e se ciles arrin ne 40 cm.

Banoret e disa komunave jane te izoluar ne komunat Lure, Kalaja e Dodes, ndersa ne Selishte jane te bllokuar disa fshatra.

Akset nacionale jane te hapur, por rekomandohet perdorimi i zinxhireve ne disa akse ku trashesia shkon deri ne 30 centimetra.

Ne Puke jane bllokuar komuna e Iballes.

Ne Kukes jane bllokuar komunat Gryke Çaj, Arren, Zapod, Topojan, Shishtavec, Umnisht.

Ne rrethin e Hasit komunat Golaj, Gjinaj. Probleme ka patur ne Markgegaj dhe Lekbibaj.

Akset nacionale Tirane-Peshkopi, Tirane-Kukes, Tirane-Tropoje, Tirane-Puke dhe rruget Kukes-Peshkopi, Peshkopi Librazhd, Kukes-Tropoje kane veshtiresi kalimi ne disa zona per shkak te debores.

Policia rekomandon perdorimin e zinxhireve ne keto akse rrugore vecanerisht ne zonat e larta.

Reshje ka patur edhe ne juglindje te vendit, ne Pogradec, Korce, Devoll, Kolonje deri ne disa zona te Permetit.

Reshjet kane perfshire edhe disa komuna ne Librazhd.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB