Pogradec, vritet me plumb ne koke 38 vjecari

06/03/2010 08:55

Nje ngjarje e rende ka tronditur mengjesin e sotem qytetin e Pogradecit, ku nje 38 vjecar eshte ekzekutuar me plumb ne koke.

Lajmin e bejne te ditur burime policore lokale, sipas te cilave viktima eshte shtetasi Festim Cekici, nga fshati i Staroves.

Sipas burimeve, krimi i rende ka ndodhur ne lagjen numer 1 te qytetit, ne oret e para te dites se sotme.

Burimet shtojne me tej se agjentet e anti-krimit kane nisur hetimet per identifikimin e autorit dhe zbardhjen e shkaqeve te ngjarjes.

Top Channel