
Komisioneri europian per zgjerimin dhe fqinjesine e mire, Stefan Fule, do ta gjeje klasen politike shqiptare ne mes te “luftes”.
Vizita e diplomatit te Brukselit vjen vetem nje dite pasi skadon afati i shqyrtimit dhe miratimit te nismave te propozuara nga grupi parlamentar i Partise Socialiste.
Burimet diplomatike sqaruan per “Shqip” se Fule do te jete pas mesdites ne Tirane dhe ka programuar takimet me kreret me te larte te vendit.
Ai do te bashkebisedoje posaçerisht me Presidentin Bamir Topi, me Kryeministrin Sali Berisha, kryeparlamentaren Jozefina Topalli dhe me kreun e opozites, Edi Rama.
Mazhoranca, nga ana e saj, mesohet se ka tentuar te ftoje zotin Fule ne nje seance te posaçme parlamentare per te bere pershendetjen para deputeteve.
Diçka e tille, ndonese jo e konfirmuar zyrtarisht, nuk do te ndodhe me daten 19 mars kur Fule do te jete ne Tirane.
Mesazhi qe pritet te leshoje ai ndaj klases politike eshte vendimtar per çeshtjet integruese.
Deri me tani, ambasadoret e Bashkimit Europian ne Tirane kane deklaruar publikisht koston qe ka zvarritja e krizes politike ne Shqiperi.
Top Channel