Kushtetuesja, Topi konsulta me juristet

06/03/2010 09:15

Presidenca ka nisur studimin e te gjitha dosjeve te mberritura nga aplikantet per kandidate  te Gjykates se Larte (dy vende te lira) dhe Gjykates Kushtetuese (gjashte vende te lira).

Stafi juridik dhe ai administrativ i Presidentit ka me se nje muaj qe ka mbyllur proceduren e mbledhjes se aplikimeve, te cilat kane qene nje numer i konsiderueshem, por nuk behet e ditur sasia e tyre, pasi theksohet se shume shpejt do te behet nje komunikim zyrtar.

Nderkaq, procesi i emerimit te kandidateve do te behet pas nje faze keshillimi te kreut te shtetit me personalitete te njohura te botes se ligjit dhe te gjyqesorit ne vend, por edhe me figura te tjera te njohura.

Pas fazes se keshillimit, Presidenti Topi do te emeroje tete anetaret e dy prej institucioneve kryesore kushtetuese dhe do t’ia percjelle me pas Parlamentit per te dhene pelqimin e tyre.

Kjo procedure qe do te behet me votim te fshehte, por me shumice te thjeshte. Behet fjale per rinovimin e gjashte anetareve te Gjykates Kushtetuese, dy anetareve te Gjykates se Larte.

Top Channel