Klandestine nga Shqiperia?
06/03/2010 19:40
Ne Bregdetin e Leces perballe brigjeve shqiptare, policia ka gjetur 33 klandestine irakiane dhe kurde te cilet zbriten gjate nates.
Policia italiane dyshon se kane ardhur me skafe nga brigjet shqiptare.
Nderkohe vazhdon kerkimi i skafisteve te cilet duket se kane humbur gjurmet.
Kohet e fundit kjo zone ka qene shume e survejuar pasi shpesh jane gjetur mbetje te ngarkesave me marijuane.
Sipas eksperteve, duke u nisur edhe nga menyra se ajo ishte amballazhuar mendohet qe te kete ardhur nga Shqiperia.
Top Channel