Viktima ne Fier ndoshta nga nje aksident

05/03/2010 12:10

Nje person eshte gjetur pa jete mengjesin e sotem ne nje rruge te qytetit te Fierit ne vendin e quajtur SMT.  (UPDATE)

Ishin pronaret e dyqaneve dhe magazinave ne kete zone qe kane vene re kufomen ne nje kanal te mbushur me uje ne ane te rruges. Ata kane lajmeruar policine e cila e ka marre dhe e kane derguar ne morg per ekspertizen.

Nga hetimi paraprak rezultoi se behej fjale per nje viktime te ndonje aksidenti rrugor. Viktima e moshes 55 deri ne 60 vjec eshte ende e paidentifikuar dhe policia po kerkon per te gjetur te afermit e tij.

Nderkohe jane marre ne pyetje edhe banoret e zones per te mesuar ne lidhje me automjetin qe e ka aksidentuar. Pas aksidentit drejtuesi i mjetit ka nxituar te largohet duke lene ne rruge viktimen e cila u gjet mengjesin e sotem rreth ores 7.00.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA