Tirana, diplomaci drejt Lindjes se Mesme

05/03/2010 08:30

Shqiperia shtrin diplomacine e saj bindshem drejt Lindjes se Mesme. Brenda gjashtemujorit te pare te mandatit te saj te dyte, qeveria ka vendosur te ktheje syte nga diplomacia, duke ndermarre nisma te shpeshta per sa i perket zgjerimit te kufijve diplomatike.

Veçanerisht, kjo dukuri vihet re ne vendet e Bashkimit Europian, nisur edhe nga aspirata e Shqiperise per te perfituar liberalizimin e vizave dhe marrjen e statusit kandidat.

Nga ana tjeter, hapja e disa ambasadave te reja te Shqiperise ne disa kontinente te tjera, lidhet edhe me nevojen e krijimit te marredhenieve me te ngushta ekonomike te vendit tone.

Por ajo qe vihet re eshte se gjate ketij gjashtemujori asnje nga vendet anetare te Bashkimit Europian qe nuk kishin ambasada ne Tirane nuk ka hapur nje te tille.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA