Kryetari i Partise Socialiste Edi Rama akuzoi qeverisjen se po i detyron shqiptaret te paguajne drejtperdrejt nga xhepi i tyre keqqeverisjen dhe se njerezit po ndjejne perdite e me shume peshen e krizes.
Ne nje bashkebisedim me gazetaret ne seline e PS-se, Rama theksoi se rasti i Ruzhdies po ben ajo qe ndodhi ne 28 qershor po nis te shfaqet.
“Ne nje vend demokratik baza elementare eshte varja e qeverise prej votes se qytetareve, te cilet zgjedhin vete drejtuesit e tyre. Kur qeveria nuk e ka te domosdoshme cdo vote, sepse ate vote mbi pragun elektoral e merr me pahir permes nje mekanizimi korrupsioni atehere cdo qytetar paguan perdite kostot e kesaj te vertete te hidhur”, theksoi Rama.
Kreu i PS-se theksoi se keqqeverisja nuk ka asnje gjase qe te shkoje duke u permiresuar por duke u perkeqesuar.
Top Channel