Mengjesin e sotem eshte shkrumbuar pothuajse teresisht zyra e Drejtorise Arsimore te qarkut te Gjirokastres. Shkak eshte bere nje shkendije elektrike ne impianin e furnizimit me energji te drejtorise arsimore.
Per shkak te tavanit te godines prej materiale druri flaket kane shperthyer menjehere duke djegur pothuajse ne menyre te pariparueshme edhe materialet shkresore te kesaj drejtorie, materiale qe lidhen me sistemin arsimor te Gjirokastres.
Godina e cila u dogj ne ambientet e brendshme ishte rikonstruktuar vetem pak kohe me pare. Ajo ndodhet ne mesin e nje zone muzeale. Rojet e godines sapo pane flaket kane njoftuar menjehere zjarrefikesit dhe keta te fundit e vendosen situaten nen kontrolle. Aktualisht eshte duke u bere iventari i demeve te shkaktuara ne godine.
Top Channel