Euro ne kuoten mbi 139 leke

05/03/2010 09:10

Monedha shqiptare humbi terren gradualisht gjate dhjete diteve te fundit dhe 1 euro u kembye dje ne mesdite per 139.2 leke, nje tendence qe u konsiderua “shqetesuese” nga ekspertet dhe tregtaret e valutes.

Ne tregun nderbankar me shumice, euro u kembye deri ne kuoten 139.7 leke. Presioni mbi monedhen shqiptare u lehtesua pasdreke, kur ne tregun nderbankar euro ra nen kuoten 139, ne nje dite qe u vleresua si shume e luhatshme.

“Euro ka qendruar tashme prane ose mbi kuoten 139 leke per shume dite, gje qe na ben te besojme se kuota psikologjikisht e rendesishme 140 nuk eshte me e paimagjinueshme”, komentoi nje ekspert i kembimit valutor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA