Serish perplasje fizike ne Vlore, e serish ne qender te konfliktit eshte e drejta e pronesise. Pas banoreve ne Orikumi, nje tjeter incident ka ndodhur, kete radhe ne afersi te Ujit te Ftohte, ku ish-Punonjesit e Frutores kane dale ne proteste duke bllokuar edhe rrugen nacionale.
Ata kane perfituar tokat sipas ligjit 7501 por nje perplasje per pronesine mbi token i ka vene ata perballe kompanive ndertuese te cilat tashme kane nisur punimet per ndertime ne keto toka. Ish-punonjesit ne fillim kane shkuar ne Zyrat e Regjistrimit te Pasurive te Paluajtshme dhe kane kerkuar takim me drejtuesit per te marre informacion ne lidhje me ceshtjen e tyre por askush nuk i ka pritur.
Te revoltuar me pas bllokuan rrugen nacionale dhe tentuan te prishin rrethimin e tokes per te cilen ata pretendojne pronesine.
Top Channel