Shoferi i Naomit: Ishte faji im
04/03/2010 23:05
Te pakten kete here nuk eshte faji i Naomit. Shoferi njujorkez i punesuar nga top modelja vetem per 24 ore ka terhequr denoncimin e tij duke deklaruar se i gjithe faji per sa i perket zenkes se fillimjaves mbetej i tij.
“Pata nje zenke me te, u nxeha dhe e teprova”, ka deklaruar sipas “Daily News” Miodrag Mejdina.
“Ishte nje keqkuptim dhe me vjen keq qe telefonova policine. Zenka mori zhvillime te paparashikueshme dhe i kerkoj ndjese Naomi Campbell per sa ndodhi”, citohet me tej nga “Daily News”, shoferi 27 vjecar.
27 vjecari denoncoi para pak ditesh “Panteren e Zeze” per dhune ndaj tij. Ai u paraqit tek policia njujorkeze me shenja ne fytyre dhe te cara ne koke.
Top Channel