Seanca, Ruci: Tjeter provokim

04/03/2010 15:35

Kreu i grupit kuvendor socialist e ka cilesuar pak caste me pare si nje provokim vendosjen ne fund te rendit te dites te votimit per ndryshimin e kalendarit, ku parashikohet te percaktohet per ne 18 mars seanca per votimin e nismave te opozites per hetimin e zgjedhjeve.

Pas takimit me kryetaren e Kuvendit, Ruci deklaroi se PS do te futet ne vetem per kete ceshtje dhe se i kerkoi kryetares Topalli ta vendose ate ne fillim te seances.
 
“Ky eshte nje provokim tjeter. Ju e dini qe opozita nuk ka marre pjese ne seancat e parlamentit dhe nuk ka per te marre. Kur behet fjale per nje ligj te rendesishem qe eshte diskutuar ne komisione dhe ne parlament, por ka mbetur per ceshtje votash, opozita nuk luan rolin e nje force politike qe sherben thjesht per numra ne nje vend demokratik”, u shpreh Ruci.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA