Ruzhdia, Gjata: Zgjedhjet duhet te perseriteshin

04/03/2010 21:50

Ish kryetari i Komisionit Qendror te Zgjedhjeve, Clirim Gjata ka deklaruar se zgjedhjet ne komunen e Ruzhdies duhet te perseriteshin.

Gjata ka theksuar ne “Top Story” se shkelja gjate procesit te votimit ka filluar kur komisioneret e PS-se jane larguar duke marre vulen me vete.

“Kolegji Zgjedhor ka vendosur qe keto vota te mos pefshihen ne rezultat dhe ky veprim ka pasoja dhe kryesorja eshte kalimi i mandatit nga nje parti tek tjetra. Shkelja ka filluar ne momentin qe kane marre vulen, pasi vula duhet te lihej aty dhe nuk duhej te merrej me vete. Kjo eshte shkelja e pare ligjore qe sjell si pasoje shkelje te tjera”, eshte shprehur Gjata.

“Duhet te ktheheshin dhe perseriteshin zgjedhjet ne ate qender”, shtoi Gjata.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA