Ruci: Vullnet per zgjidhjen e krizes

04/03/2010 19:25

Kryetari i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruci ka paraqitur dje ne Kuvend nje tjeter prove, qe sipas opozites pretendohet se eshte abuzuar me procesin e votimit te 28 qershorit.

Ruci ka paraqitur ne foltoren e Kuvendit karta identiteti te falsifikuara, me te cilat nje person ka votuar me shume se nje here.

“Ruzhdia nuk eshte nje rast i izoluar. Sot ju paraqes kete prove tjeter per t’ju thene se ka patur probleme”, u shpreh Ruci.

Kryetari i grupit terhoqi vemendjen per vonesat e maxhorances ne caktimin e dates per diskutimin e nismave te Partise Socialiste, me te cilat pretendohet te dilet nga kjo situate.

“Nese do te keni vullnet ne do te qendrojme ketu per te zgjidhur krizen, por nese ky vullnet do te mungoje, atehere ne do te dalim prej kuvendit dhe pergjegjesia politike do te mbese mbi ju”, u shpreh Ruci.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA