Rama: Zgjedhjet, Shqiperia si Ruzhdia

04/03/2010 15:55

Ne vijim te turit te bashkebisedimeve me gazetaret, kryetari i Partise Socialiste Edi Rama ishte ne Berat. Duke marre shkas nga perfundimet e prokurorise se ne Ruzhdie te Fierit ka pasur manipulime dhe ndryshim te rezultatit, kryetari Rama tha se si ky rast ka edhe ne qarqe te tjere te Shqiperise.

Ne rast se pushteti nuk do te pranoje te beje transparencen e kutive, kryesocialisti nuk perjashtoi se opozita do te kerkoje zgjedhje te parakohshme.
 
“Nga Qarku i Beratit ne nuk na eshte vene ne dispozicion kaseta e numerimit te votave. Na eshte vene ne dispozicion nje kasete e zeze, ashtu sikunder ka ndodhur edhe ne pika te tjera. Nuk eshte e vetmja kasete e zeze qe ne kemi ne dispozicion. Se po te kishim nje Ruzhdie, do benim si do benim, por ka kudo Ruzhdie, ne cdo qark. Dhe ata kriminele, per ato sherbime kriminale qe i bejne pushtetit, cmohen dhe vleresohen me gjithe fare favoresh qe i paguajne te tjeret, jo qeveritaret”, u shpreh Rama.

Sipas tij, edhe pas rastit flagrant te Ruzhdies qe lidhet jo me transparencen e bere nga parlamenti, por me nje hetim te nisur per arsye krejt te tjera, qe s’kane te bejne fare me kutine, pushteti do te vazhdoje te beje veshin shurdh, karshi te drejtes atehere ne do te kerkojme largimin e ketij pushteti.

“Kjo eshte e qarte. Dhe mundesine e re per popullin qe te vendose permes zgjedhjeve se kush do ta qeverise”, u shpreh Rama.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA