PS: Ne kuvend vetem per kutite

04/03/2010 15:00

Grupi Socialist do te marre pjese ne seance vetem ne fund, kur te diskutohet per 2 nismat e tyre. Ky eshte vendimi qe mori grupi ne mbledhjen e paradites. (UPDATE)

Seanca plenare ka ne rend te dites fillimisht nje sere projektligjesh. Mes te cileve, projektligji per Gjykaten Administrative parashikon ngritjen e nje gjykate qe do te zgjidhe tere mosmarreveshjet me administraten.

Por per kete projektligj duhet nje shumice e cilesuar prej ¾, pra duhen edhe votat e socialisteve. Kryetarja e Kuvendit Topalli e la enkas per te fund kerkesen e saj per t’i shqyrtuar me procedure te pershpejtuar 2 nismat e socialisteve. Por socialistet i thane sot ‘jo’ ketij testi, gjithnje duke thene se kane vullnetin e mire per te marre pjese plotesisht ne punimet e Kuvendit.

Ne mbledhjen e grupit ata caktuan emrat e deputeteve te tyre ne komisionet e perhershme te Kuvendit dhe ne delegacionet ne Asamblete parlamentare te KiE, NATO-s dhe OSBE-se. Keto lista kryetari i grupit socialist Gramoz Ruci ka dorezuar ne protokollin e Kuvendit ne oren 14:30.

A do te penalizohen socialistet per mospjesmarrjen e tyre ne votimin per Gjykaten Administrative? Apo ne cdo rast mazhoranca do ta pranoje propozimin e kryetares Topalli per t’i shqyrtuar propozimet e socialisteve me procedure te pershpejtuar, per ta rrezuar pastaj ne Komisionin e Ligjeve propozimin per hapjen e kutive? Seanca e sotme ne mbremje pritet te jete interesante.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA