Plot nje vit pasi e kerkoi qe te vinte si deshmitar ne Gjykaten e Krimeve te Renda, prokuroria heq dore nga deshmitari kryesor ne gjyqin ndaj Bandes se Lushnjes, Petrit Lici, i njohur si njeriu qe me pendesen e tij fundosi Banden e Lushnjes.
Prokuroret i thane gjykates se nuk e shohin te arsyeshme qe Petrit Lici, aktualisht ne liri dhe nen mbrojtje nga shteti te sillet ne Shqiperi per te folur edhe per pjesen e dyte te bandes.
Dhe per kete sipas organit te akuzes do te merren ne konsiderate cfare ai ka thene pergjate muajve kur zgjati gjyqi ndaj pjeses se pare te kesaj bande. Petrit Lici ka folur edhe per vrasjen e Artur Dajes ne vitin 1998, koka e te cilit pas egzekutimit u shetit neper qytet dhe me te u luajt madje futboll.
Nje ngjarje qe tronditi Lushnjen dhe opinionin ne vend dhe per te cilen jane marre ne gjykate disa deshmi. Ne te njejten seance gjykata kishte thirrur per te degjuar edhe dajen e Artur Dajes, Xhavit Cela. Por deshmitari ndryshe nga cfare kishte thene vite me pare ne prokurori i ndryshoi theniet. Ne nje deshmi kontradiktore, daja i viktimes tha se nuk dinte nese nipi i tij kishte vdekur apo ishte gjalle, nuk dinte se kush ja kishte vrare dhe cfare kishte ndodhur ne te vertete me djalin e motres se tij. Ndersa ne 1995 ne prokurori i moshuari kishte pohuar se nipin ja kishin vrare pjesetare te bandes se Lushnjes.
Gjykata vendosi t’i marre te mireqena te dyja deshmite kontradiktore me njera-tjetren. Po keshtu ne gjykate eshte folur eshte per ndryshimin e pronesise per Lagunen e Karavastase ku sipas deshmitareve aksionere ne te, atyre u ishin paguan nga 60 mije leke per t’u terhequr nga aksionet.
Top Channel