Nis seanca plenare, mungon opozita

04/03/2010 17:30

Ka nisur seanca plenare e kuvendit te Shqiperise, ku i pranishem ne salle eshte nga opozita vetem deputeti Arben Isaraj, i cili kreu betimin.

Ne seancen e shkuar Isaraj mungoi, ndaj me kryerjen e betimit te tij, konfigurohet plotesisht parlamenti i vendit me 140 deputetet e zgjedhur.

Ne salle mungojne deputetet e tjere te Partise Socialiste, te cilet ashtu sikurse u njoftua edhe me pare do te jene te pranishem vetem kur te diskutohet per nismat e propozuara prej tyre.

Seanca plenare ne rend te dites ka nje sere projektligjesh dhe ne fund eshte parashikuar te diskutohet rreth nismave te PS-se. Nuk dihet nese do te kete nje ndryshim te radhes se punes, nderkohe qe po zhvillohet ora e lire e diskutimeve ku po marrin fjalen njeri pas tjetrit disa deputete te shumices.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB