Ngrijne negociatat, nderkohe qe mbyllet pa nje perfundim pozitiv tryeza politike e iniciuar nga Presidenti Bamir Topi.
Burime diplomatike thane se realisht kontaktet e kreut te shtetit me dy partite kryesore thjesht nuk ekzistojne, ndersa ekzistojne shume pak shpresa per ngjalljen e tryezes politike.
Keto zera jane perforcuar dhe nga burime prane Presidentit Topi, te cilat bene te ditur se kontaktet me drejtuesit e nivelit te dyte te Partise Demokratike dhe te Partise Socialiste, jane nderprere prej disa ditesh.
Ndersa per tryezen pak kush beson se do te kete nje te tille. Nuk jane mbushur as tri jave nga tryeza e pare politike kur Presidenti Bamir Topi mblodhi se bashku Kryeministrin Sali Berisha dhe liderin e opozites, Edi Rama, mirepo sinjalet jane venitur per nje zhvillim te ardhshem.
Siç mesohet, kane qene kancelarite e selise blu dhe asaj roze qe kane qene jo korrekte me Presidencen qe ne fillim te nisjes se kontakteve me drejtuesit e nivelit te dyte.
Madje pas deklarates se delegacionit te Asamblese parlamentare te Keshillit te Europes, tryeza e Presidentit dukej e permbysur.
Top Channel