Minierat, kontrata te reja koncesionare

04/03/2010 08:55

Ministria e Ekonomise, Tregtise  dhe Energjetikes ka lidhur nje marreveshje te rendesishme ne sektorin e mineraleve, me vlere mbi 2 miliarde  leke.

Me ane te nje vendimi te komisionit te vleresimit te ofertave, rezultoi se shoqerite “Kurum Energy” dhe “Sichuan Jiannanchun” jane shpallur fituese per marrjen me koncesion te disa objekteve ne sektorin e minierave.

Behet fjale per dhenien me koncesion te objekteve “Miniera e kromit, Kalimash”, “Miniera e kromit, Vlahna”, “Fabrika e pasurimit te kromit, Kalimash” dhe “Fabrika e pasurimit te bakrit, Golaj”, per vleren totale te investimit prej 2499100000 lekesh.

Tashme paleve u duhet te firmosin shkresat e fundit deri ne nisjen e punes. Nderkaq, ministria ka bere te ditur se pas perfundimit te procesit te verifikimit te koncesioneve ne rang vendi, rezulton se pjesa derrmuese jane ne aktivitet te plote sipas ligjit, megjithate monitorimi do te vijoje te jete ne maksimum.  

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA