Kriza, Rama ben gati protestat
04/03/2010 08:10
Nese mazhoranca nuk miraton ne seancen e dates 18 mars dy nismat ligjore te Partise Socialiste per hapjen e kutive ne fund te ketij muaji, kjo parti do te rinise protestat.
Pergatitjet kane nisur ne seline roze, pavaresisht se cili do te jete fati i ketyre dy nismave ne Parlament ne seancen qe pritet te zhvillohet pas dy javesh.
Burime nga kjo parti konfirmuan se kryetari socialist ka zhvilluar dje nje sere takimesh me deputetet e secilit qark, ku ka dhene udhezime rreth menyres se organizimit te tubimeve ne te gjithe vendin.
Nderkohe, po dje vendoret socialiste i jane rikthyer paralajmerimit te tyre per zhvillimin e protestave per autonomine vendore dhe shkeljeve te qeverise ndaj bashkive opozitare.
Top Channel