Kongresi i Autoriteteve Lokale ne Keshillin e Europes do te marre shume shpejt ne shqyrtim rastin e Shqiperise.
Ai do te zhvilloje punimet e radhes ne datat 17-19 mars dhe ne daten 18 do te diskutohet ne lidhje me autonomine vendore ne Shqiperi.
Pak kohe me pare, ne vendin tone kreu nje vizite nje delegacion i posaçem i ketij kongresi. Ata mbajten takime me Kryeministrin Sali Berisha dhe me perfaqesuesit e pushtetit vendor, perfshire kryebashkiakun e Tiranes, Edi Rama.
Vendoret socialiste e kane akuzuar prej kohesh qeverine “Berisha” se po nderhyn ne kompetencat e vendoreve, duke rrudhur edhe buxhetin e tyre.
Raporti i dates 18 mars ne Strasburg do ta riktheje ne qender te vemendjes edhe nje here kete debat te zhvilluar ne Shqiperi muajt e fundit.
Top Channel