Ruzhdia eshte vendosur ne qender te debatit politik per ceshtjen e zgjedhjeve te 28 qershorit. Fshati i varfer ne zonen kodrinore te Fierit po provon periudhen e nje lavdie, e cila nuk po i sherben aspak per mire.
Por cfare ndodhi ne qendren e votimit ne kete fshat mengjesin e 28 qershorit?
Nje grup gazetarsh te Top Channel ishte ne kete fshat rreth oresh 9 te dites se votimit, duke regjistruar ngjarjen qe tashme eshte kthyer ne epiqendren e cdo debati politik mbi zgjedhjet.
Votimi ishte nderprere ne mengjes dhe kryetari i komisionit Bujar Kararaj dha nje shpjegim.
“Puna eshte nderprere nga komisioneret e PS-se me pretendimin per te pire nje kafe dhe per t’u shlodhur nga ngarkesa. Deri ne keto momente procesi ka ecur normalisht perjashto edhe nje moment ngarkese te votuesve”, eshte shprehur Bujar Kararaj, kryetar i QV3052.
Ndersa jashte godines ku ndodhej qendra e votimit qendronin militante partish me flamuj.
Mes tyre ndodhej edhe zevendeskryetari i qendres se votimit, i cili ndersa komunikon me shtabin elektoral socialist jep arsyet e tij se perse votimi u nderpre.
“Patem disa debate aty. Votimi nuk eshte bere i rregullt. Jane hedhur flete votimi pa qene personi”, deklaroi Pellumb Ferzaj, nenkryetar i QV3052.
Ne qendren e votimit ndodhet edhe kutia e perfolur me fletet e votimit dhe dy komisionere.
Komisioneret socialiste rikthehen ne qendren e votimit dhe ky eshte momenti kur palet shperthejne ne nje debat te forte.
Komisioneret e majte e braktisen detyren dhe perfaqesuesit e shtabit elektoral te kesaj partie ngriten padine ndaj komisionereve te djathte te cilet ne mungese te pjeses tjeter kane vijuar votimin.
Keto kuti votimi u rihapen nga ana e KQZ-se dhe u shpallen te pavlefshme te gjitha fletet qe kishin vetem nje vule duke ndryshuar ndjeshem rezultatin perfundimtar ne kete komune te Fierit. Rezultat qe ndikoi edhe ne percaktimin e mandatit te nente ne qark.
Top Channel