Dita e 10 e permbytjeve, ujerat terhiqen

04/03/2010 13:20

Pas 10 ditesh permbytje, ne zone e Nenshkoders vazhdojne te jene te permbytura me mijera hektare toke dhe qindra banesa me prezence uji. Por per fat te mire shihet nje tendece gjithnje e me e madhe e terheqjes se ujit nga Nenshkodra.

Rruga e Komunes Velipoje qe pak dite me pare ishte e pamundur te kalohej sot eshte e kalueshme nga te gjitha automjetet. Ka nje renie te nivelit te ujit dhe ne zonen e Obotit po serish situata ne kete fshat mbetet problematike per shkak te prezences se larte te ujit, rruga e ketij fshati eshte e pakalueshme.

Por ajo qe vihet re eshte fakti se terheqja e ujit po behet shume ngadale kjo dhe per shkak te reshjeve te shiut qe vazhdojne te bien ne qarkun e Shkodres.

Nderkohe pamja qe shihet mes fushave te komunes Velipoje- Bushat dhe Dajc ngjason me nje liqen artificial qe po rrezikon te degradohet ne kenete.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA