Demtohen banesat ne Bulqize

04/03/2010 12:20

Rreshqitjet e tokes ne fshatin Dushaj te komunes Fushe-Bulqize ka rrezikuar me dhjetera shtepi te ketij fshati, te cilat i ka plasaritur dhe ka demtuar rreth 2 hektare toke.

Banoret ndjehen te shqetesuar per kete fakt dhe shprehen se jane ne rrezik te madh pasi ndjehen teper te pasigurte sepse rreshqitjet vazhdojne ne cdo moment.

Ne fshatin Kocaj po te kesaj komune si pasoje e rreshqitjes eshte shembur dhe nje shtepi dykateshe, ku fatmiresisht nuk pati te lenduar pasi familjaret e kuptuan shpejt.

Top Channel