Bode: Prioritet uljes se borxhit publik

04/03/2010 09:45

Ministri i Financave, Ridvan Bode ka deklaruar se ekonomia shqiptare u mbijetoi goditjeve te krizes se rende ekonomike boterore gjate vitit qe sapo lame pas.

Duke folur ne nje seminar per situaten ekonomike ne vend, te organizuar nga FMN, Bode ka theksuar se ulja e borxhit publik mbetet prioritet i qeverise.

“Ekonomia i rezistoi goditjeve te krizes. Ne vend ka stabilitet makroekonomik. 2009-a ishte nder vitet me te veshtira, por politikat ekonomike kane qene te suksesshme. Nderkohe, ulja e borxhit publik mbetet prioritet”, ka deklaruar Bode.

Edhe guvernatori i Bankes se Shqiperise, Ardian Fullani e ka vene theksin tek borxhi publik, ulja e te cilit sipas tij do te favorizonte ekonomine vendase.

“Ulja e borxhit favorizon ekonomine. Borxhi nuk duhet te rritet, perkundrazi duhen hartuar strategji te reja per uljen e tij”, ka pohuar Fullani.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA