Berisha-Rucit: Coni ‘faktet’ ne Prokurori

04/03/2010 20:10

Kryeministri i vendit Sali Berisha kerkoi nga kreu i grupit kuvendor socialist Gramoz Ruci qe t’i coje ne prokurori ato qe ai i quan fakte per manipulime me procesin zgjedhor, por nga ana tjeter kerkoi qe ne kete moment kur Shqiperia vleresohet per viza nuk duhet nxire nje sistem qe eshte i teknologjise me te larte ne Europe, sic eshte ai per kartat e identitetit dhe pasaportat biometrike.

“I dorezoni ne prokurori ato karta qe mund te jene patenta apo karta per te hyre ne kazino, per te faktuar se nuk keni qellim jashtezakonisht te mbrapshte per te nxire integritetin e nje sistemi per leshimin e kartave dhe pasaportave, ne nje kohe kur vendi kerkon liberalizimin e vizave”, u shpreh Berisha.

Po ashtu Berisha terhoqi vemendjen se mazhoranca nuk ka bere asnje vonese per caktimin e dates per diskutimin e nismave te PS-se.

“Edhe pse jeni 6 muaj ngujuar ne kuti, tani kujtoheni te sillni ligjin per krijimin e komisionit dhe ne jemi gati ta pranojme. Une prisja falenderim per daten 18 mars pasi praktika qe keni ndjekur deri me sot eshte e gabuar. Megjithate qendrimi yne eshte qe ju te keni vendet tuaja ne parlament. Nese do te zgjidhni rrugen, me duhet t’ju kujtoj se une jam nje protestues natyral dhe kjo forme nuk me impresionon”, u shpreh Berisha.

Shefi i qeverise ftoi opoziten qe te ulet dhe te votoje ligjin per Gjykaten Administrative duke treguar deshire per bashkepunim.

Ruci: Te vendosim standardet

Menjehere pas kryeministrit, drejtuesi i deputeteve socialiste Gramoz Ruci reagoi duke thene se nuk do te kete permiresim te kodit elektoral pa pare me pare se ku jane bere shkeljet ne zgjedhje.

“Nuk ka ecje perpara pa kuptuar fillimisht se ku jane bere shkeljet e rregullave te lojes dhe pergjegjesit te vihen para pergjegjesise. Ajo qe kerkojme ne eshte te vendosim standarte per kedo qe eshte ne opozite”, u shpreh Ruci.

Deputeti socialist kujtoi se Ruzhdia nuk eshte nje rast i izoluar, ndersa theksoi se Shqiperia eshte e fundit ne liberalizimin e vizave dhe eshte lene pas nga vende madje edhe si Serbia.

Fjalise se fundit te Rucit, Berisha i eshte pergjigjur duke thene se Serbia i ka marre vizat, pasi ne kohen kur arrestonte super te kerkuar, ‘Aldo Baret’ ne Shqiperi benin ligjin, se kur Nehati bente ligjin ne veriun e Tiranes, vendet e Ballkanit Perendimor shkaterronin klanet.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA