Shqiperia po vrapon, duket se do te jete slogani i qeverise “Berisha” ne kete mandat te dyte te saj.
Kryeministri ne mbledhjen e djeshme te qeverise theksoi se nje vend kohehumbur si Shqiperia, tashme nuk ka me nevoje te ece, por te vrapoje drejt reformave.
“Nje vend si Shqiperia nuk ka nevoje te ece, por ka nevoje te vrapoje dhe kur ajo te vrapoje, nuk ka nevoje te vrapoje, por ka nevoje te fluturoje. Pasi kaq shume kohe ka humbur. Ndaj mund t’u them se Shqiperia po vrapon ne keto dy muajt e pare te vitit”, deklaroi Berisha ne mbledhjen e radhes.
Ne kuader te reformave te shumta qe vendi duhet te ndermarre per te kompensuar kohen e humbur, Berisha theksoi se nje seri reformash te shumanshme jane ne proces e siper.
Por sipas Berishes, risia ne kete kuader lidhet me dialogun intensiv qe qeveria do te ndermarre gjate kryerjes se tyre.
Dixhitalizimi i vendit, lehtesimi i kushteve te biznesit, reformat ne arsim dhe ato sociale, sipas Berishes, do t’i nenshtrohen nje diskutimi te gjere, i cili do te perfshije akademiket, grupet e interesit, biznesin, shoqerine civile dhe madje edhe qytetaret.
Ne kete kuader, Kryeministri porositi te gjithe ministrat te organizonin tryeza te gjera ne lidhje me reformat qe kerkohen te ndermerren.
Top Channel