Berisha: Do te ruajme kufijte

04/03/2010 20:50

Kryeministri Sali Berisha deklaroi ne Konferencen per Sigurine e Kufijve ne Tirane ku marrin pjese ministrat e Brendshem te Ballkanit se Shqiperia pranon pergjegjesine perpara partnereve nderkombetare per ruajtjen e kufijve.

Liberalizimi i vizave, tha Berisha eshte ne prag, por procesi kerkon angazhim nga te gjitha vendet e rajonit.

“Pak muaj me pare Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia fituan te drejten e levizjes se lire ne mbare kontinentin. Shqiperia dhe Bosnje Hercegovina jane ne prage te ketyre vendimeve. Ky zhvillim rrit pergjegjesine tone ndaj partnereve tane kudo ne Evrope. Nje lufte e perbashket dhe eficente e krimit te organizuar e cila ka ne thelb kontrollin e kufijve. Zero tolerance ndaj krimit te organizuar”, theksoi Berisha.

Ndersa ambasadori spanjoll ne vendin tone, Montobo ka deklaruar gjate fjales se tij pershendetese, se BE-ja eshte hapur per Ballkanin perendimor dhe do te ndihmoje ne liberalizimin e vizave dhe futjen ne zonen Shengen te ketyre shteteve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA