Ne vijim te fjales se tij ne Top Story deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj foli per mangesite ligjore te procesit te administrimit zgjedhor ai tha gjithashtu se paresore per Partine Demokratke ka qene qartesia e procesit zgjedhor dhe jo rezultati i tij.
“Kur u artikulua Kodi Zgjedhor arritem ne nje zgjidhje qe te kemi numer te barabarte. Administrimi i zgjedhjeve me barazi forcash politike nuk ofron siguri. Duhet te vendosim qe per sistemin e administrimit zgjedhor te shkojme ne boten e qyteteruar. Ne 2008-2009 u ofrua nje zgjidhje. PD ishte e gatshme qe ceshtjen e administrimit zgjedhor ta kalonte si gjithe bota, ku ministria e Brendshme organizon zgjedhjet. Vetem ne kete rast opozita do te ishte e justifikuar t’i vinte gishtin e falsifikimit maxhorances. Grupet e numerimit kane qene ne simetri forcash”, deklaroi Alibeaj.
Me tej ish ministri i Drejtesise tha se detyrim paresor per partine Demokratike ne pushteti ishte transparenca e procesit zgjedhor dhe vleresimi i tij me nota pozitive, qe sipas tij pasqyrohet edhe ne raportin e OSBE/ODHIR-it.
“PD ka patur si detyrim paresor jo rezultatin por qartesine e procesit zgjedhor. Detyrimi ishte vendosur nga ambienti i brendshem dhe ai nderkombetar. Kjo arritje eshte verifikuar edhe ne raportin e OSBE/ODHIR-it”, vijoi me tej Alibeaj.
Top Channel