Kodra e geshtenjave mbi varrezat e qytetit te Pogradecit eshte perdorur per groposjen e eshtrave te ushtareve greke ne vitin 1967.
Deshmitari i transportimit te ketyre eshtrave, Siri Merko thote se eshtrat u zhvendosen ne kohen e monizmit per shkak se ne vendin ku ishin me pare do te ndertohej nje fabrike.
“Te gjithe ushtaret greke jane varrosur ne kete territor, jane 70 apo 80”, deklaron Merko.
Nje vit me pare ai eshte kontaktuar nga nje prift grek qe donte te dinte vendin e sakte se ku ishin derguar eshtrat e ushtareve greke te vrare gjate luftes italo-greke.
“Priftin grek e kemi takuar para nje viti dhe ka thene se do te vijne t’i marrin ushtaret. Se kur do te vijne nuk e dime”, sqaron Merko.
Numri i tyre nuk dihet me saktesi, por sipas burimeve historike, ushtaret nuk jane vrare ne perplasjen me trupat italiane por gjate nje bombardimi te gabuar te ushtrise greke qe qelloi mbi trupat e saj qe ndodheshin prane Pogradecit.
Top Channel