
Mengjes fundjave. Destinaconi i ketyre njerezve eshte bregdeti i Spillese. Plazhin ne kete kohe eshte marrezi ta cosh neper mend, por ata kane tjeter pikesynim: peshkimin.
Dita e zgjedhur per peshkim nuk eshte nga me te mirat. Ekipi amator po le pas Tiranen me shi, duke i besuar horizontit te kalter drejt Durresit e Kavajes.
Udhetimi nuk ka qene i shkurter. Por me se fundmi ja ku mberrijne ne lugine.
Syrja Kore eshte 72 vjec. Per hir te moshes ai ka hequr dore nga shume gjera, pervec pasionit tij te hershem, i cili e mban akoma gjalle.
“Kam 60 vjet qe gjuaj peshk. E kam qejf shume. Me pare e kam ndjekur me pasion te madh, por edhe sot nuk e le pas dore. Me pare ka pasur rezultate te mira, por sot eshte demtuar peshku”, eshte shprehur Syrjau.
Sot nuk duket te jete nje nga ditet me te mira per gjahun ujor. Megjithate, asgje ne bote nuk mund ta frenoje pasionin e ketyre njerezve.
“Nuk eshte koha optimale per peshkim, megjithate nuk na le pasioni”, thekson Alqi.
Per kete arsye, edhe pretendimet nuk jane shume te medha.
“Sot synojme te zeme, jo ndonje peshk te madh, por ndonje levrek, qefull”, thote Syrjau.
“Deri tani dobet, por te shikojme. Tani hapet dhe koha dhe ura pushoi. Jane faktore qe ndikojne”, thekson Gjergji.
E rendesishme eshte qe ndonje gjallese te trokase ne karremat e tyre.
“Kenaqesia me e madhe eshte kur peshku kap karemin. Nuk ka vlere me shume te ngrenit, sesa kapja e peshkut”, thote Syrjau.
Alqi Daci nje tjeter amator, eshte 56 vjec. Larg profesionit te tij dhe angazhimeve te se perditshmes, te peshkuarit e shikon si menyren me te mire per t’u qetesuar.
“Une jam mjek. Ky lloj sporti me relakson, duke pasur parasysh punen tone, me lodhje me turne”, pohon Alqi.
Edhe per Gjergjin, peshkimi vlen per te njejtin motiv.
“Eshte relaks i papare. Ne e kemi kenaqesi, plus e kemi tradite familjare. Qe dhjete vjec kam shkuar per peshkim”, shprehet Gjergji.
Dita nuk po shkon fare bosh. Kenaqesise se grupit po i bashkohen edhe peshq te uritur.
“Eshte zanat, nuk eshte fare e lehte qe te hedhesh karremin dhe kaq”, thote Mikaeli.
Sipas tradites se krijuar, pas peshkimit vjen koha e zgares, ku duket se masat per nje dite jo edhe aq te suksesshme gjahu jane parashikuar qe ne nisje.
Top Channel