Padova, goditet banda shqiptare e heroines

03/03/2010 09:15

Policia e Padovas ne Itali ka arritur te bllokoje nje bande droge e perbere kryesisht nga emigrante shqiptare, e cila vepronte ne zonat Veneto Friuli e Venezia Giulia.

Sipas te dhenave te policise se vendit fqinj, per shperndarjen e droges, shqiptaret kishin punesuar tuniziane. Keshtu, ne pranga jane vendosur 19 persona, ndersa jane kontrolluar nje numer i madh banesash.

Organizata tregtonte sasi te medha heroine dhe kishte ndertuar nje rrjet perfekt shperndarjeje. Te dhenat flasin se nje numer i madh italianesh nga provincat lindore, furnizoheshin nga kjo organizate.

Top Channel