Lumi le pa energji Peqinin

03/03/2010 22:45

Zgjerimi i shtratit te lumit Shkumbin ka sjelle demtimin e shtylles se tensionit te larte prane fshatit Perparim.

Shtylle e demtuar dhe ka lene pa energji elektrike te gjithe zonen e Peqinit. Aktualisht, qytetit po furnizohet me energji nga nenstacioni i Rrogozhines, por furnizimi behet me nderprerje te gjata.

Prej me shume se dhjete ditesh Peqini po vuan mungesen e theksuar te ujit, pasi pompat nuk funksionojne me tension te ulet.

Nderkohe, Bashkia e Peqinit ka dorezuar nje kerkese per marrjen emergjente te masave ne drejtorine rajonale te OSSH-se, ne Elbasan, Drejtorine e Pergjithshme dhe Ministrine e Ekonomise, Tregtise dhe Energjitikes.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA