PS: Berisha po shkaterron SHISH

01/03/2010 17:00

Partia Socialiste ka denoncuar nismen e qeverise per ndryshime ne ligjin e SHISH, duke deklaruar se kryeministri Berisha po kerkon shkaterrimin e sherbimit.

Ne nje analize te amendamenteve qe propozohen ne kuvend, deputeti Ilir Gjoni u shpreh se ato rrezojne shtyllat kryesore te funksionimit te sherbimit, pengojne punen e tij dhe e kthejne ne nje organ policor.

“Keto, ndryshime, prekin kater nene thelbesore te ligjit aktual dhe konkretisht: detyrat e SHISH, ato te Drejtorit te tij, statusin e drejtuesve, si dhe bashkepunimin e ketij sherbimi me ato partnere. Amendamenti i nenit tre, ku SHISH, ngarkohet me detyre te mbroje sigurise kombetare, eshte i gabuar dhe antikushtetues, pasi ketij sherbimi nuk i jepen mjete ligjore, per nje funksion  te tille. Amendamenti tjeter i ketij neni, ku SHISH mbledh informacion per njohjen, zbulimin dhe parandalimin e korrupsionit te personave qe ushtrojne funksione publike e deformon objektin e punes se SHISH, e zgjeron ne menyre subjektive dhe artificiale, ngaterron kufijte me sherbimet e tjera te parandalimit te krimit dhe i jep mundesi Kryeministrit qe te rekomandoje subjekte te paracaktuara gjurmimi.Nga ana tjeter, termi “ te mbeshtese veprimtarine e forcave policore”, eshte teper i gjere dhe le vend per interpretim. Ai mund te krijoje precedentin qe SHISH, te rimarre kompetenca ekzekutive, si SHIK-u i Gazidedes dhe Berishes, gje qe e kane rreptesishte te ndaluar me ligj, te gjitha sherbimet informative evropiane. Mbeshtetja qe SHISH, do t’ju beje aksioneve te policise, duhet te jete vetem ne rrafshin informativ, gje qe nuk perjashtohet ne ligjin aktual.
Po kaq absurde, eshte edhe shtesa ne paragrafin d, ku  SHISH ngarkohet te mbledhe me miratim te Kryeministrit, informacion per sherbimet e inteligjences se shteteve te tjera. Duke folur me gjuhen e ligjit, SHISH-it i ndalohet te kryej operacione, sipas kuptimit qe mbart kjo fjale dhe qe ka parasysh ky propozim. Sipas nenit 9-te te ligjit aktual, SHISH-it i ndalohet te kryej veprimtari te karakterit ushtarak dhe policor. Dhe ky eshte standard i te gjitha sherbimeve informative te Evropes.

Top Channel