NATO: Zgjedhjet ishin legjitime

01/03/2010 19:30

Situata aktuale politike ne vend ishte nje nga temat e bisedes mes nje delegacioni parlamentar te NATO-s dhe kryeministrit Sali Berisha.

Pervec vleresimit per reformat integruese te vendit, presidenti delegacionit, Sergio De Gregorio, duke iu referuar bojkotit te opozites, theksoi se askush ne komunitetin euroatlantik nuk ka as me te voglin dyshim per legjitimitetin e ketij Parlamenti dhe te qeverise shqiptare.

Njoftimi zyrtar i Keshillit te Ministrave thote se parlamentaret e vendeve te NATO-s ndane te njejtin mendim me kryeministrin Berisha, se politika nuk mund te nderhyje ne vendimet e gjyqesorit.

Me delegacionin e NATO-s u takua edhe kryetarja e Parlamentit, Jozefina Topalli. Disa prej perfaqesuesve te delegacionit te NATO-s, vezhgues te zgjedhjeve te 28 qershorit, thane se ata ishin deshmitare te nje procesi te realizuar me se miri, qe prodhoi institucionet legjitime, qeverine dhe Parlamentin.

Duke vleresuar seriozitetin dhe angazhimin e mazhorances, anetaret e delegacionit te NATO-s theksuan se, “Shqiperia duhet te jete optimiste se jo vetem liberalizimi i vizave do realizohet se shpejti, por edhe anetaresimi ne BE do te jete i afert”.

Te njejtat pikepamje delegacioni ndau edhe ne takimin me ministrin e Jashtem Ilir Meta, i cili theksoi se prioritet per Shqiperine mbetet roli i saj konstruktiv si anetare e re e NATO-s, ne funksion te paqes, stabilitetit dhe sigurise ne rajon.

Top Channel