Kili, gjendje kaotike, priten me shume viktima

01/03/2010 09:52

Numri i viktimave te tremetit te fuqishem qe tronditi Kilin ka shkuar ne 700 por sipas autoriteteve, ka shume mundesi qe ky numer te rritet edhe me shume.

Ministri i Brendshem, Perez Yoma theksoi se cdo ore qe kalon, vijne lajme edhe me te keqija. Ministri tha gjithashtu se gjendja ne portin e Constitucion eshte kritike pas goditjes se fuqishme nga cunami.

Nderkohe, gjate oreve te nates ne vendin amerikano-latin jane regjsitruar lekundje te tjera te tokes, 5 dhe 6.2 grade te shkalles Rihter.

Top Channel